Shpërndanin kokainë në ish-Bllok, goditet grupi i trafikantëve

Jil
Jil
1 Min Read

Një 25-vjeçar, i dientifikuar si Rei Trimi, është arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës si i përfshirë në aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogërave në kryeqytet.

Arrestimi i tij u bë pas një hetimi disamujor në kuadër të operacionit policor të koduar “Rapid dispatch”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë operacionit është sekuestruar lëndë e dyshuar narkotike kokainë, shuma parash, 7 aparate celulare, një automjet dhe është vënë në pranga 1 shtetas.

Gjithashtu janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg” për dy shtetas të tjerë, Vilson Hasani dhe Mariglen Pupa, si dhe janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tyre.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe më pas e shisnin atë në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e ish-Bllokut.

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorëve të tyre, shtetasve me inicialet S. T., dhe A. B.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *