Dibër – Një 20-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Peshkopisë pasi akuzohet se shiste kanabis të ndarë në doza.about:blank
20-vjeçari i identifikuar me inicialet Xh.K., kryente veprimtarinë kriminale në qytetin e Peshkopisë dhe në afërsi të shkollave.
Policia bën me dije se në momentin që 20-vjeçari ka parë që po i afroheshin efektivët e policisë, brenda një lagjeje në qytetin e Peshkopisë, ka futur dozat me canabis brenda në mjetin e tij dhe më pas është larguar me vrap, duke përfituar dhe nga terreni.
Gjatë kontrollit në mjetin e 20-vjeçarit, i’u gjetën dhe sekuestruan dozat e canabisit të gatshme për shitje.
Po ashtu, një tjetër 34-vjeçar në Bulqizë është vënë nën hetim pasi në automjetin e tij iu gjet një sasi kanabisi.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V.S., 34 vjeç, banues në Bulqizë, pasi gjatë kontrollit në mjetin e këtij shtetasi i’u gjet dhe sekuestrua një sasi canabisi,”- njofton policia.