JiL.al - Jeto i Lumtur

Shpërthen depoja e karburantit, 23 të vdekur dhe 241 të plagosur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Guinea, ku pas shpërthimit të një depoje karburanti, 23 persona kanë humbur jetën dhe janë plagosur 241 të tjerë.about:blank

Nga 241 të plagosurit, 167 janë kthyer në shtëpi dhe 74 janë ende në spital, sipas shifrave të qeverisë.

Po ashtu raportohet se një numër i madh personash rezultojnë të zhdukur pas katastrofës, ndërsa hetimet ende vazhdojnë. Kreu i ushtrisë në pushtet në Guinea, koloneli Mamadi Dubouia, shpalli tre ditë zie kombëtare të mërkurën mbrëma.

Scroll to Top