Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një fëmijë 10 vjeçar ka humbur jetën pas shpërthimit të makinës së kampingut ku ndodhej me familjen e tij.
Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Bados, mes Olbias dhe Golfo Arancit, ku dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një rrjedhje gazi nga bombola e përdorur për gatimin.
Pas shpërthimit ka nisur një zjarr i cili ka përfshirë avionë dhe ekipe tokësore të trupës pyjore.
Tymi i zi është i dukshëm nga larg.
Në vendngjarje karabinierë, zjarrfikës dhe 118.