JiL.al - Jeto i Lumtur

Shpërthen në flakë fabrika e qymyrit, raportohet për 25 viktima

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kinë, ku si pasojë e një zjarri në një firme qymyri humbën jetën të paktën 25 persona dhe u plagosën shumë të tjerë. Ngjarja ndodhi në Kinën veriore.about:blank

Sky News raporton po ashtu se dhjetëra punëtorë të tjerë mbetën të plagosur. Flakët përfshinë ndërtesën katërkatëshe të kompanisë Yongju Coal, në qytetin Lvliang.

Zyrtarët u shprehën se shërbimet e urgjencës arritën të evakuonin 63 persona. Shërbimet zjarrfikëse arritën ta vinin zjarrin në kontroll disa orë më vonë. Ende nuk dihet shkaku i këtij shpërthimi, ndërsa kujtojmë që aksidentet industriale në Kinë janë bërë të shpeshta muajt e fundit.

Scroll to Top