Shpërthen Ronaldo. Shënon 4 gola me Al Nassr dhe arrin një tjetër rekord

Jil
Jil
2 Min Read

Pas një fillimi pa bujë, Cristiano Ronaldo ka shpërthyer duke shënuar madje 4 gola në një ndeshje.

Ai ka shënuar një tjetër arritje në karrierën e tij, teksa sot ka kapur dhe kaluar shifrën e 500 golave të realizuar në ndeshjet e kampionateve ku ka marrë pjesë.

Sulmuesi portugez më në fund ia ka dalë që të shënojë me aksion në sfidën e sotme që skuadra e Al Nassr luante në transfertë ndaj Al Uehda. Në minutën e 21-të të takimit, ai shënoi golin e 1-0 me një diagonale më të majtën, këmbën e tij “të dobët”, duke i dhënë avantazhin ekipit e duke shënuar njëkohësisht golin e tij të 500 në karrierë në kampionate të ndryshme, si pakkush në histori.

Por portugezi nuk u ndal këtu, pasi para fundit të pjesës së parë çoi edhe një herë topin në rrjetë, duke dyfishuar shifrat dhe duke çuar në 501 rekordin e tij personal.

Rekord të cilin e përmirësoi në fillimin e pjesës së dytë me një penallti të realizuar me sukses, për të regjistruar tregolëshin e parë në këtë kampionat.

Më pas, goli i katërt i tij erdhi në minutën e 61 të kësaj sfide.

Rezultati 4-0 ishte ai me të cilin u mbyll ndeshja, duke kthyer përsëri Al Nassr në vendin e parë në renditjen e kampionatit noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *