Shpërthim afër Ambasadës Izraelite në Qipro, katër të arrestuar

Jil
Jil
2 Min Read

Policia e Qipros njoftoi të shtunën se i ka arrestuar katër persona nën dyshimin se e hodhën një mjet të vogël shpërthyes në afërsi të Ambasadës së Izraelit në kryeqytetin qipriot, Nikozia.

Shpërthimi nuk ka shkaktuar dëme, sipas Policisë.

Policia nuk tregoi nëse mjeti shpërthyes i gjetur vetëm 30 metra larg Ambasadës izraelite lidhej me luftën e Izraelit në Rripin e Gazës.

Vendet e Bashkimit Evropian i kanë rritur masat e sigurisë qëkur grupi militant palestinez, Hamas, kreu sulme brenda qyteteve izraelite në jug të vendit më 7 tetor, duke e nxitur Izraelit të nisë fushatë bombardimesh në Gazë.

Katër të arrestuarit, të moshës mes 17 dhe 21 vjeçe, sipas Policisë, akuzohen për tentim shkatërrimin e pronës duke përdorur mjete shpërthyese, posedim apo përdorim të mjeteve shpërthyese dhe posedim të thikës.

Të dyshuarit do të dalin para gjykatës në Nokzia të shtunën pasdite në një seancë dëgjimore ku do ta mësojnë kohëzgjatjen e paraburgimit derisa hetuesit të jenë në gjendje të ngritin aktakuzë formale ndaj tyre, apo t’i lirojnë ata.

Dy nga të dyshuarit ishin vërejtur duke ecur pranë vendit të shpërthimit, derisa dy të tjerët brenda një veture të parkuar pranë vendit të ngjarjes. Në veturën e tyre u gjetën thika dhe një çekan./rel

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *