Shpërthim i fortë në një lagje të Parisit, dalin detajet tronditëse

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një shpërthim i fotë ka ndodhur në një lagje në Paris të Francës.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, bëhet me dije se 7 persona janë në gjendje kritike për jetën pas shpërthimit.

Gjithashtu raportohet edhe për 9 persona të tjerë të plagosur. Ngjarja ndodhi në lagjen Latine në qendër të Parisit, sipas burimeve nga Policia.

Nga shpërthimi disa ndërtesa u përfshinë në flakë dhe një shtullungë tymi i zi “pushtoi” Parisin.

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, tha se kishte një zjarr në Rue Saint-Jacques në lagjen e pestë të Parisit, afër Jardin Du Luksemburgut dhe Universitetit të Sorbonës.

Nënkryetari lokal Edouard Civel foli për një shpërthim gazi në një postim në Tëitter dhe dëshmitarët i thanë kanalit francez BFM TV se kishte pasur një erë të fortë gazi disa momente para shpërthimit.

Megjithatë, zëdhënësja e policisë së Parisit, Loubna Atta, tha se ishte shumë herët për të përcaktuar burimin e zjarrit dhe nuk mund të konfirmonte raportet se ishte shpërthimi ishte shkaktuar nga gazi.

“Ky është kaos”, tha Christopher Gaglione, i cili tha se ishte dëshmitar i skenës.

Ndërkohë Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën në fjalë.

Scroll to Top