Dje thuajse e gjithë Saranda vuajti mungesën e energjisë elektrike, si pasojë e një zjarri në nënstacionin elektrik, duke detyruar OSHEE-në që të marrë masa/
Gazetarja Shpresa Dine ka siguruar pamjet ku shihet se disa kabllo elektrike në Ksamil janë shkëputur dhe më pas ndodh shpërthimi i fuqishëm, që terrorizoi banorët e zonës.
Ndërkohë, një episod i frikshëm ka ndodhur në një tjetër zonë të qytetit, dje në mbrëmje, ku një kabllo elektrik ka nisur të nxjerrë shkëndija. Pas ndërhyrjes së OSHEE-së, u mundësua rikthimi i energjisë elektrike në qytetin bregdetar, i cili është në mes të sezonit turistik.