Shpërthimi me 50 të vdekur në spitalin e Gazës, reagon OBSH

Jil
Jil
1 Min Read

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë se është “plotësisht i tronditur” nga shpërthimi i raportuar jashtë spitalit Al Shifa, në qytetin e Gazës.

Në një postim në platformën ‘X’, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus shkruan se ka pasur si pasojë e shpërthimit ka pasur të vdekur, të lënduar, si dhe dëme materiale.

“E ritheksoj që pacientët, punonjësit shëndetësorë, objektet dhe ambulancat duhet të mbrohen në çdo kohë. Gjithmonë. Armëpushimi duhet tani!”, shkruan ai ndër të tjera në platformën ‘X’.

Më herët, ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi tha se “50 qytetarë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një sulm izraelit në hyrje të spitalit Al Shifa”.

Izraeli ka marrë përgjegjësinë ndaj sulmit, duke pretenduar se ambulancat përdoreshin nga Hamasi për të transportuar terroristë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *