Shpërthimi trondit Lushnjen, 2 të vdekur dhe 6 të plagosur

Editor
1 Min Read

Dy të vdekur dhe 6 të plagosur, është bilanci i konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet, i një shpërthimi të ndodhur këtë pasdite në një magazinë në Lushnje. Personat që humbën jetën janë babë e bir.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:05 te “rreth-rrotullimi i Plasmasit”, në zonën industriale të qytetit. Zyrtarisht, policia lokale bëri me dije se “në një kapanon në ndërtim, dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm”.

Si pasojë e shpërthimit humbi jetën Landi Verçani, drejtues i vinçit dhe djali tij 24-vjeçar. Të dy ishin brenda mjetit kur ndodhi shpërthimi. Landi Verçani humbi jetës fill pas ngjarjes, ndërsa i biri disa orë më vonë, pas transportimit nga spitali i Lushnjes drejt spitalit të “Traumës” në Tiranë.

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur. Mes të lënduarve është dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela, i cili sipas informacioneve paraprake ka në bashkëpronësi magazinën ku ndodhi shpërthimi. Ligjvënësi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe sipas burimeve spitalore gjendja e tij tanimë është stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *