Shqiptari i shumëkërkuar dënohet me 13 vjet burgim në Zvicër

Editor
3 Min Read

Në korrik të vitit 2019 ai i kishte vënë zjarrin një ndërtese të banuar, në Balsthal SO. Tashmë zjarrvënësit 48-vjeçar i duhet të kalojë 13 vite pas grilave. Gjykata Federale ka konfirmuar vendimin e Gjykatës së Lartë të Solothurnit.about:blank

Korrikun e kaluar, gjykata e përmendur ia kishte rritur dënimin kosovarit në 13 vjet, duke ja shtuar një vit, krahasuar me vendimin e gjykatës së qarkut Thal-Gäu. I pandehuri dhe prokuroria publike kishin vazhduar me aktgjykimin e shkallës së parë. Gjykata e lartë (kantonale) kishte vendosur gjithashtu që dëbimi nga vendi për 15 vjet të shpallet në Sistemin e Informacionit Shengen (SIS).

Sipas një vendimi të publikuar të mërkurën, gjyqtarët e Lozanës (Selia e Gjykatës Federale) hodhën poshtë ankesën e zjarrvënësit kundër vendimit të gjykatës kantonale, shkruan sda.ch. Me ankesën e bërë, i akuzuari kërkonte të lirohej nga akuza e vrasjes së shumëfishtë në tentativë. Avokati ka kërkuar dënimin me katër vjet burg dhe 8 vjet përjashtim nga vendi, për klientin e tij.

Kishte derdhur 30 litra benzinë

Kosovari kishte vënë zjarrin në një pallat banimi në Solothurnerstrasse në Balsthal natën e 21 korrikut të vitit 2019. Ai kishte derdhur disa bombola me gjithsej 30 litra benzinë ??në ish “tea room”-in dhe sallën e shitjes në katin përdhes, siç mund të lexohet në vendimin e Gjykatës Federale.

Kur avujt e benzinës ishin përzier me ajrin, ndezja kishte shkaktuar një shpërthim me nxehtësi dhe energji të madhe presioni, transmeton albinfo.ch. Nga ky shpërthim, zjarrvënësit i kishin marrë flakë edhe çorapët, të cilat i kishte veshur mbi këpucë – dhe ai ishte larguar shpejt nga vendi i ngjarjes.

Ka marrë në konsideratë edhe vdekjen e banorëveabout:blank

Sipas Gjykatës Federale, me këtë veprim personi i akuzuar ka marrë në konsideratë në mënyrë të paskrupullt vdekjen e banorëve. Dy persona qenë detyruar të shkonin në spital për shkak të dyshimeve për thithjen e tymit, përcjell albinfo.ch. Ata ishin larguar nga spitali po atë natë. Në objekt ka pasur dëme materiale në shumën e 570 mijë frangave.

Hetimet fillestare nga policia kantonale kishin treguar tashmë se bëhej fjalë për zjarrvënie me qëllim. Brigadat e zjarrfikësve nga Balsthal dhe Oensingen ishin në detyrë për të shuar zjarrin.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *