Një ngjarje e rëndë është shënuar në Selanik, ku dy persona kanë shkuar dhe kanë terrorizuar punonjësit e një fabrike më zonën e Oreokastros, në Selanik.
Mediat greke raportojnë se një shqiptar dhe një romë kanë hyrë fabrikën e riciklimit të metaleve dhe sulmuan tre punëtorë pasi ishtin bezdisur nga zhurma e makinerive që operonin në zonë.
Pasi i kanë sulmuar punëtorët, shqiptari 34 vjeç nga automjeti ka qëlluar me dy të shtëna në drejtim të punëtorëve, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.
Në kuadër të një operacioni, policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e 34-vjeçarit shqiptar, 1 pistoletë, së bashku me tetë ampula gazi dhe 22 fishekë metalikë, si dhe 1 karikator, 1 grusht hekuri dhe 1 thikë në një kuti lëkure.