JiL.al - Jeto i Lumtur

Shqiptarja bie pre e mashtrimit, i marrin 9 mijë euro nga

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 35-vjeçare shqiptare në Greqi, ka rënë pre e mashtrimit nga një person ende i paidentifikuar. Ai e ka telefonuar dhe i është prezantuar si kontabilist, por përmes mashtrimit ka arritur që t’i marrë 9 mijë euro nga llogaria bankare, sipas mediave greke.

35-vjeçarja, e cila jeton në Rodos prej disa vitesh ra pre e mashtrimit nga një i panjohur, i cili e telefonoi nga një numër grek.

Sipas dëshmisë së gruas, personi në fjalë i është prezantuar si kontabilist. Ai e ka bindur shqiptaren se i takonte kompensim por për pagesën duhej të ndiqte një procedurë me të cilën do të merrej ai.

Pa dyshuar se kishte të bënte më një mashtrues, 35-vjeçarja ndoqi udhëzimet e tij dhe pa dashur i dha akses në llogarinë bankare. Më vonë, shqiptarja zbuloi se tre transferta të shumave prej 2998, 2990 dhe 2980 euro i kishte bërë në të njëjtin numër llogarie në një bankë tjetër.

Scroll to Top