Shtensionohet situata në një nga komunat e verit në Kosovë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Telat me gjemba janë hequr këtë enjte në komunën e Lepostaviqit.

Disa ditë më parë, telat me gjemba u hoqën edhe në komunën e Zveçanit.

Sot kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mori vendimin për të hartuar draftin për Asocacionin, pasi nga lëvizjet e interlekutorëve u sigurua që askush nuk do të merrej me shkrimin e tij. Sipas tij, drafti është punuar nga ekspertët e lartë amerikanë dhe evropiane prej kohësh, në rast se dy palët Kosovë-Serbi nuk do merreshin vesh me njëra-tjetrën.

Situata në komunat veriore është tensionuar të premten e 26 majit, kur kryetarët e betuar janë detyruar të futen në zyrat e tyre të punës me ndihmën e Policisë së Kosovës. Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur gjashtë policë të Kosovës dhe 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe gazetarët.

Scroll to Top