Si e kalojnë mëngjesin njerëzit më të suksesshëm

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Zakonet e mëngjesit janë veçanërisht të rëndësishme. Nëse dëshironi të jeni të suksesshëm, duhet të ndiqni një sërë ritualesh mëngjesi.
Probabiliteti i suksesit tuaj mund të varet nga zgjedhjet që bëni se si t’i kaloni ato orë kritike përpara se të fillojë dita juaj e punës.
Më poshtë janë disa  zakone të mëngjesit të disa prej liderëve më të suksesshëm, që mund ti zbatoni për të rritur efektivitetin në ditën tuaj.

Njerëzit e suksesshëm priren të ngrihen dhe të jenë në formë ndërsa pjesa tjetër e botës është ende në gjumë. Filloni të mendoni si do ta programoni ditën në mënyrë ideale, para se dikush tjetër në familje të ngrihet. Si e filloni ditën tuaj përcakton se sa mirë do të jetë ajo në vazhdim.

Krijoni kohë për ditar, reflektim, lexim ose meditim. Koha e shpenzuar për reflektim nuk është asnjëherë kohë e humbur. Kjo ju ndihmon të shihni brenda vetes dhe asaj që synoni të bëni në jetën tuaj.

Njerëzit e suksesshëm nxisin motivimin e tyre. Motivimi nuk zgjat përgjithmonë, kështu që planifikoni ta nxisni atë tek vetja gjithmonë. Njerëzit shumë të suksesshëm shpenzojnë kohë çdo ditë duke ushqyer motivimin e tyre duke dëgjuar podkaste, duke parë video, duke lexuar apo çdo gjë që i mban ata të frymëzuar.

Digjni disa kalori. Ushtrimet e mëngjesit janë ndër ritualet e preferuara të përditshme të liderëve të suksesshëm. Pavarësisht nëse keni kohë. 15 minuta kardio ose diçka tjetër, do ta mbajë trupin dhe mendjen tuaj në maksimumin e tyre për t’ju ndihmuar të jeni produktiv dhe efektiv në ditën e gjatë në vazhdim.

Ata planifikojnë. Nëse nuk shpenzoni disa minuta nga mëngjesi për të përcaktuar një drejtim për ditën, si do ta kuptoni nëse jeni duke shkuar në drejtimin e duhur? Çdo lideri të suksesshëm që njoh i duhen të paktën 10 minuta nga mëngjesi i tij për të planifikuar dhe hartuar strategji.

Ata fillojnë me atë që duan të arrijnë atë ditë dhe e ndajnë kohën e tyre sipas rëndësisë së secilës detyrë. Të kesh një plan ndihmon që dita e tyre të jetë më e menaxhueshme dhe më pak stresuese.

Ata i bëjnë vetes një pyetje të thjeshtë. Çdo ditë pyesin veten “Nëse sot do të ishte dita e fundit e jetës sime, a do të doja të bëja atë që do të bëj sot?” Të gjithë duan të ndiejnë se ajo që bëjnë ka kuptim. Kur e bëni këtë pyetje në baza ditore, do ta gjeni veten duke i dhënë përparësi ditës suaj. Të pyesësh veten se çfarë ka më shumë rëndësi dhe çfarë duhet bërë me të vërtetë atë ditë është një teknikë e shkëlqyer për të ecur përtej ditës për të krijuar një të ardhme../jetoilumtu.al/

Scroll to Top