Juventus – Lazio, baraspeshë totale

Jil
Jil
2 Min Read

Juventusi dhe Lacio janë përballur 24 herë mes tyre në Kupën e Italisë, me bardhezinjtë lehtësisht në avantazh, në bilancin total:

9 suksese torineze, 8 fitore romaniste dhe 7 barazime.

Ndërkohë, në dy nga tri përballjet e fundit këto dy skuadra kanë qenë protagonistet e finales së kompeticionit, por në fund ka fituar Juventusi (2015 dhe 2017).

– Juventusi dhe Lacio janë përballur dy herë në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Në rastin e parë, në sezonin 1999-2000, kur turi luhej me ndeshje vajtje ardhje, bardhekaltrit kualifikoheshin falë golit në transfertë, pasi rezultati i përgjithshëm i të dyja takimeve ishte në barazim 4-4. Ndërkohë, në rastin e dytë, ishte Juventusi që avanconte më tej, 1-0 në vitin 2016.

– Që nga koha kur çerekfinalet janë rikthyer që të vendosën brenda 90 minutave (sezoni 2008-2009), Juventusi ka kaluar në gjysmëfinale në 8 nga 9 raste, në të cilat ka luajtur në shtëpi.

Përjashtimi i vetëm është ai i 27 janarit 2011, kur u eliminua nga Roma.

– Lacio është eliminuar në tri sezonet e fundit nga Kupa, pikërisht në fazën çerekfinale.

Hera e fundit kur ka avancuar për më tej ka qenë në sezonin 2018-2019, kur mposhtën Interin pas lotarisë së penalltive.

– Juventusi nuk humb prej 18 ndeshjesh radhazi, në shtëpi, në Kupën e Italisë (16 fitore dhe 2 barazime).

Kjo është seri rekord e historisë së klubit bardhezi në këtë turne. Hera e fundit që ka shijuar disfatën në “Allianz Stadium” ka qenë më 5 mars 2015, kur Fiorentina fitonte gjysmëfinalen e vajtjes, ndonëse në kthim Juventusi e përmbyste dhe më pas fitonte edhe Kupën e Italisë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *