JiL.al - Jeto i Lumtur

Si nëpër filma/ Autobusi humb kontrollin, raportohet për të plagosur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident në përmasat e një filmi ka ndodhur në mesnatë në Turqi. Pesë persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në Turqi, kur drejtuesi i autobusit humbi kontrollin e mjetit, duke bërë që ai të rrokulliset në një kodër. Si fillim autobusi, raportohet se u përplas fillimisht me një shtyllë elektrike dhe në fund përfundoi në një truall.about:blank

Një kamera sigurie brenda autobusit ka regjistruar momentin e aksidentit me pasagjerët që “fluturojnë” në ajër pasi mjeti doli nga rruga.

Aksidenti ka ndodhur mesditën e së martës së kaluar në Basaksehir, ndërkohë, pesë pasagjerët që kanë mbetur të plagosur janë dërguar në spital. Ndërkohë, dyshohet se automjeti kishte probleme me sistemin e frenimit.

Shoferi i autobusit i cili mbeti i plagosur, i pyetur nga policia se çfarë ndodhi ka dëshmuar se frenat nuk kanë punuar. Pas deklaratës së tij, shoferi i autobusit u la i lirë.

Scroll to Top