Detaje kanë dalë në lidhje me shkakun pse Pëllumb Gjoka u konfliktua me Kleanth Musabelliun. Në përgjimet e aplikacioneve Encro Chat dhe SKY janë zbuluar se Ervis Martinaj ka qenë ai që ka kërkuar vrasjen e Gjin Boriçit në Shkodër nga banda e Bajrave, ndërsa Martinaj vetë ka marrë përsipër vrasjen e Kleanthi Musabelliut në Tiranë. Bajrat e donin të vrarë Musabelliun me porosi të biznesmenit dhe investitorit strategjik të shpallur nga qeveria Rama, Pëllumb Gjoka.about:blank
Por si lindi konflikti mes Gjokës dhe Musabelliut?
Fillimisht kanë qenë fëmijët e këtyre dyve që kanë zënë me njëri-tjetrin. Ndërkohë që Musabelliu kishte shkuar për të sqaruar ngjarjen me Gjokën. Në këtë moment Gjoka së bashku me disa persona të tjerë e kanë zënë me grushte Musabelliun, ndërsa ky i fundit ka qëlluar me armë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë Pazarit të Zi në Tiranë, ku Gjoka mbeti i plagosur në këmbë nga Musabelliu.