Si pasioni për motoçikletat i mori jetën tragjikisht 29-vjeçari

Jil
Jil
2 Min Read

Motoçikletat ishin pasioni i tij i madh. Që kur ishte fëmijë. Ai shpesh i kushtonte postime në rrjetet sociale mikut të tij të ngushtë, i cili kishte vdekur vite më parë në një aksident me motor.

Si për ironi të fatit, e njëjta tragjedi i ndodhi edhe atij.

Mediet italiane bëjnë me dije se Aldo Gjoka, 29 vjeç gjeti vdekjen pas një aksidenti me motor.

Gjoka kishte lindur në Tiranë dhe banonte në Lecce.about:blank

Ngjarja e rëndë ndodhi në San Foca në bregdetin Adriatik të Salentos.

Gjoka ka qenë duke lëvizur me motorin e tij, kur për shkaqe ende të panjohura, është përplasur me një makinë, një Jaguar e cila drejtohej nga një 44-vjeçar gjithashtu me origjinë shqiptare.about:blank


Për shkak të goditjes jashtëzakonisht të dhunshme, makina ka përfunduar në një parmak ndërsa Aldo Gjoka ka përplasur murin rrethues të një prone private, duke e rrëzuar atë.

Gjithashtu u shkatërrua një shtyllë ndriçimi, motori mori flakë dhe Aldo gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.about:blank

Disa shoferë kalimtarë kanë lajmëruar shërbimet e urgjencës.

Përpjekjet për ta ringjallur të riun ishin të kota dhe ai praktikisht vdiq menjëherë, lëndimet që mori rezultuan shumë të rënda.about:blank

Drejtuesi i makinës, në gjendje konfuze, u dërgua në spital për kontrolle të mëtejshme dhe për t’iu nënshtruar testeve të alkoolit dhe drogës

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *