Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
1 minutë mund t’ju duket pak, por gjithçka mund të ndodhë nëse keni dëshirën e mirë për t’i ndryshuar gjërat. Specifikisht, marrëdhënien tuaj në çift. Fiks atëherë kur duket se ritmi i magjisë dhe pasionit është ngadalësuar.
1. Dërgoji një mesazh të ëmbël që t’i tregosh se po mendon për të.
2. Bëji një kompliment të shkurtër dhe të papritur.
3. Jepi një përqafim.
4. Laj enët për të.
5. Kujdesu për ta kur i zë gjumi. Jepi një puthje të natës së mirë, mbulojini nëse janë zbuluar ose çojini në shtrat nëse i ka zënë gjumi diku tjetër.
6. Shkruaj në pasqyrën ku shiheni: “Të dua”
7. Publiko diçka që ai/ajo ka thënë, shkruar apo krijuar në rrjete sociale.
8. Sa herë bën pazarin bli një ëmbëlsirë për të.
9. Vendosi këngën e preferuar kur kthehen nga puna.
10. Pyeti nëse duan të provojnë diçka të re në shtrat.
11. Çoji një meme interesante.
12. Çohu nga ku je ulur dhe jepi një puthje.
13. Vendos më shpesh dhuratat e tij/saj.
14. Rikujtoi një kujtim tuajin që ti e mban mend edhe pas kaq kohësh.
15. Përgatit një ushqim, një gotë verë apo një kafe për ta.
16. Falenderoji për çfarë kanë bërë së fundmi.
17. Tërhiqi vëmendjen vetëm për t’i thënë “Të dua”.
18. Bëji një masazh.
19. Dërgoji një foto provokuese.