Si ta kuptojmë dashurinë e vërtetë të partnerit?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Keni gjetur njeriun e ëndrrave tuaj dhe dëshironi të kuptoni nëse ai është me të vërtetë i dashuruar pas jush?

Nuk dini sesi ta kuptoni faktin nëse bëhet fjalë për një dashuri të sinqertë apo thjeshtë një aventurë?

Mos u frikësoni, sepse mjafton pak vëmendje në mënyrën e sjelljes së tij për të kuptuar dhe për të provuar dashurinë që ka partneri ndaj jush, raporton noa.al.

Para së gjithash përqendrohuni nëse ai kushton vëmendje të vazhdueshme ndaj jush, nëse ju dërgon sms apo ju telefonon shpesh.

Është i dashuruar nëse dëshiron të kalojë më shumë kohë me ju, madje duke anuluar edhe takime pune.

Gjithashtu nëse jeni ende të dashuruar dhe dilni me të në vende të hapura dhe takoheni me të afërm e miq të tij është një shenjë e dashurisë së sinqertë, por nëse ai nuk dëshiron të frekuentoni vende me shumë njerëz por kërkon të shkoni në lokale tepër të qetë dhe në ambiente intime, kjo nuk është shenjë e një dashurie të vërtetë.

Nëse ju dashuron me të vërtetë nuk e ka problem t’ju tregojë për problemet dhe madje duke ju kërkuar edhe këshilla për vendime të rëndësishme.

Evitoni të flisni më tepër për veten tuaj dhe kryesisht për ish të dashurin tuaj, ose për faktin sesa i mrekullueshëm është i fejuari i shoqes suaj.

Krahasimet nuk i pëlqejnë asnjërit.

Scroll to Top