JiL.al - Jeto i Lumtur

Si ta shmangësh stresin pas rikthimit në punë, këshilla për t’u relaksuar…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pjesa më e madhe e të rriturve që punojnë, kohën më të gjatë e kalojnë në punë. Pa marrë parasysh profesionin apo kompaninë ku je punësuar, stresi në vendin e punës është diçka e pashmangshme. Megjithatë, ka mënyra për ta lehtësuar gjendjen e ankthit herë pas here.

Ja disa këshilla për të qetësuar veten kur je e stresuar në zyrë.

Dëgjo muzikë të qetë

Sa herë që mund të jesh e stresuar për shumë arsye në zyrë, merr kufjet dhe dëgjo muzikë meditimi. Kjo mund të duket si diçka e çmendur, por i jep trurit një gjendje qetësie duke ulur presionin e lartë të rrahjeve të zemrës dhe gjendjen e ankthit.

Ha ushqime që ulin stresin

Disa ushqime që ndihmojnë për të ulur stresin janë; avokado, tërshëra, bajamet, boronicat dhe portokallet. Disa snack gjithë ditës të japin më shumë qetësi dhe energji në punë duke ta lënë mënjanë stresin.

Bëj një shëtitje

Nëse të ndodh të jesh në prag të ulërimës nga mërzia dhe stresi (u ndodh të gjithëve), edhe shefi e di që tani është koha të bësh një shëtitje 10 minuta për t’u qetësuar. Edhe nëse të duhet të dalësh jashtë nga ndërtesa ku ke zyrën, është e dobishme. Të paktën për disa minuta nuk mendon për punët që ke për të bërë.

Bëj një pushim në YouTube

Në vend që të kontrollosh Facebook ose Twitter duke ia shtuar vetes problemet, hap më mirë një video komike në YouTube nga një stacion i preferuar. Besoje, do të ndihesh shumë më mirë se sa të shohësh në Instagram fotot e miqve që janë me pushime.

Medito

Kur je në atë fazë gati sa të qash nga presioni, tento të bësh një “udhëtim” imagjinar dhe të largohesh nga ai vend i lodhshëm dhe i mërzitshëm. Mbyll sytë për 30 sekonda dhe ëndërro sikur je në një vend të qetë, një fushë me lule, në një breg lumi apo edhe në dhomën tënde. Fokusohu tek imazhet dhe tingujt e këtij vendi dhe puno ngadalë me frymëmarrjen.

Pi çaj (të nxehtë ose të ftohtë)

Është provuar se çaji jeshil është mjaft i mirë për të reduktuar stresin. Të nxehtë ose të ftohtë, një çaj do të të largojë stresin për disa minuta. Plus, çaji ka edhe kafeinë që largon efektet e nervozizmit.

Mbaj një top kundër stresit

Mund të mbash në tryezën e zyrës disa topa që në momente të caktuara të tërheqin vëmendjen dhe të largojnë stresin. Sende të tilla të ndihmojnë të largosh energjinë negative para se stresi të shfaqet në mënyrë tjetër. Për fat të mirë, janë sende të lira dhe nuk zënë hapësirë.

Telefonoji një shoqeje

Nëse je në fazë stresuese nga puna kur je vetëm në zyrë, një telefonatë një miku, një të afërmi apo shoqes së ngushtë do të të qetësojë. Ndonjëherë, thjeshtë ke nevojë të dëgjosh zërin e një njeriu të dashur dhe gjithçka do të jetë në rregull.

Bëj një masazh

Gjatë gjithë ditës, pak vaj mente në majat e gishtave dhe një masazh i lehtë në duar do të jetë gjithçka ke kërkuar. Kjo mënyrë është jo vetëm lehtësim dhimbjesh, por aroma e vajit rrit edhe përqendrimin.

Scroll to Top