Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Pa marrë parasysh sa e gjatë është lidhja, martesa apo dashuria, ka shumë rëndësi që ta mbani romancën gjallë. Kjo për arsyen e thjeshtë se romanca është ajo që e shton dashurinë.
Mirëpo si t’ja bëni atëherë kur ju duket se të gjitha gjestet romantike, dhuratat e suprizat kanë mbaruar? Mos u brengosni sepse edhe atëherë ka zgjidhje. Ka njerëz që janë romantikë deri në fund të jetës. Pa problem edhe ju mund të jeni të tillë. Mjafton të ndiqni disa këshilla që ne po ju japim!
Festoni datat e rëndësishme
Pa marrë parasysh sa kohë ka kaluar prej që keni nisur dashurinë ju duhet t’i festoni datat tuaja të rëndësishme. Përvjetorin e lidhjes. Të fejesës apo të martesës. Për ta mbajtur gjallë romancën ju duhet të vazhdoni t’ja kujtoni partnerit apo partneres tuaj sa të rëndësishme janë këto data në jetën tuaj. Sa i rëndësishëm është ai apo ajo.
Për ta mbajtur gjallë romancën fatmirësisht mjaftojnë edhe gjestet e vogla. Një darkë romantike. Një dhuratë e blerë për përvjetor. Apo thjesht një buqetë me lule në mëngjesin e datës që dikur u martuat. Ndonjëherë mjafton edhe thjeshtë një letër e shkruar me kujdes dhe me dorë, si në kohërat e shkuara.
Flisni për ndienjat tuaja
Asnjëherë mos mendoni se meqë jeni gjatë kohë bashkë partneri apo partnerja juaj e di se ju e doni. Ai apo ajo padyshim se është i/e vetëdijshme për këtë gjë. Mirëpo të dëgjosh një deklarim të tillë është gjithmonë gjë e mirëseardhur. Prandaj për ta mbajtur gjallë romancën mos e kurseni fjalën ‘Të dua’. Thoni këtë fjalë saherë që e ndieni në zemër dhe kudo që të jeni. Saherë të keni mundësi flisni për ndienjat dhe emocionet tuaja karshi partnertit. Tregoni asaj apo atij se si zemra juaj vazhdon të rrah vetëm për të. Mos harroni të ja bëni me dije se edhe nëse koha do kthehej prapa ju do ta zgjidhnit prapë të njëjtin person për të kaluar jetën se bashku. Biseda të tilla padyshim se e mbajnë romancën gjallë.
Dilni në shetitje së bashku
Ndoshta kjo ju duket gjë e thjeshtë në shikim të parë. Mirëpo kur ka qenë hera e fundit që keni dalur në një shëtitje romantike së bashku. Kur keni shkuar të ecni vetëm ju të dy buzë një lumi apo në park? Nëse ka kaluar shumë kohë atëherë provoni ta bëni sërish. Një ecje e tillë do të ju relaksojë të dyve dhe do të ju jap kohë të flisni për gjëra qe nuk keni folur moti. Të dy do të ndiheni më të kompletuar dhe të lumtur krahë për krahë njëri-tjetrit. Ndoshta si një kohët e vjetra. Prandaj për të mbajtur romancën gjallë ne ju rekomandojmë që të ecni apo të bëni aktivitete të ngjashme së bashku. Kështu ju do të vazhdoni të shijoni praninë e njëri tjetrit.
Shpalosni kujtimet
Nuk ka gjë më romantike dhe më të bukur se sa të flasësh për kujtimet e përbashkta. Të kujtojsh takimin e parë. Të risjellësh në mendje bisedat e para. Njoftimet me famijlarët e miqë të njëri-tjetrit. Pushimet e para të kaluara bashkë. Apo javët e para që i keni kaluar larg njëri-tjetrit. Të flisni se si dhe pse u dashurat te njëri-tjetri. Pse jo edhe të shfletoni albumin tuaj të fotografive. Të qeshni me frizurat e rrobat e vjetra por të dashuroheni sërish në buzëqeshjet që ato fotografi përmbajnë. Duke i shikuar dhe i riorganizuar albumet e fotografive dhe kujtimet tuaja ju udhëtoni në kohë dhe ringjallni romancën dhe dashurinë.