JiL.al - Jeto i Lumtur

Si të parandaloni artritin: 11 gjërat që mund të bëni për t’i mbajtur kockat tuaja të shëndetshme…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dëmtimi i një kyçi quhet artrit. Fundi i një kocke është i veshur me kërc i cili parandalon fërkimin midis skajeve të kockave. Kur ky kërc dëmtohet, gjendja quhet Artrit. Artriti mund të çojë në dhimbje, ngurtësi, vështirësi në ecje dhe lëvizje dhe agoni të konsiderueshme gjatë një periudhe kohore. Nga zakonet tuaja të jetesës deri te dieta juaj, disa faktorë së bashku kontribuojnë në këtë gjendje të kockave. Në këtë artikull, Dr Ameet Pispati, Konsulent Kirurg Ortopedik dhe Drejtor i Kirurgjisë Ortopedike, Spitali Jaslok, ka diskutuar se çfarë e shkakton artritin dhe si mund ta menaxhoni këtë gjendje shëndetësore.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Çfarë e shkakton artritin?

Ka lloje të ndryshme të artritit. Disa janë autoimune, ndërsa disa zhvillohen për shkak të zakoneve të gabuara dhe shkaqeve të shmangshme. Disa janë të lidhura me dietën, disa janë gjenetike dhe të tjera janë të lidhura me peshën. Me rritjen e moshës dhe rritjen e jetëgjatësisë, rriten dhe rastet e pacientëve me artirt.

Shpesh priremi të hamë ushqime të gabuara, të pimë më pak ujë, të stërvitemi tepër, të stërvitemi në sipërfaqet e gabuara. E gjithë kjo mund të rrisë mundësinë tonë për të zhvilluar artrit. Mënyra se si ulemi gjatë gjithë jetës sonë mund të ndikojë në shanset tona për të shkaktuar dhimbje shpine ose artrit të shtyllës kurrizore. Lëndimet e përsëritura mund të çojnë gjithashtu në artrit, si për shembull, nëse vazhdoni të vraponi në pjerrësi dhe sipërfaqe të vrazhda, pavarësisht nga dhimbjet e gjurit që keni. Profesionet që përfshijnë gjunjëzimin (uljen në gjunjë) për periudha të gjata kohore (hidraulik, marangoz) mund të çojnë në zhvillimin e artritit.

Si të parandaloni artritin?

-Pas moshës 40 vjeç, zvogëloni squats dhe lunges (ushtrime për tonifikim) pasi këto mund të mbingarkojnë kapakun e gjurit (patellën) dhe të çojnë në artrit femoral të patellës.

-Zvogëloni ngjitjen dhe zbritjen e shkallëve pas moshës 45 vjeç.

-Hani më pak mish të kuq dhe konsumoni më pak alkool për të shmangur rritjen e nivelit të acidit urik.

-Pini shumë ujë.

-Zvogëloni aktivitetet pas moshës 45 vjeç, veçanërisht nëse keni dhimbje në gju.

-Shmangni përdorimin e përsëritur të mjeteve të dorës që përfshijnë pesha të rënda, për të minimizuar mundësinë e osteoartritit të gishtit të madh.

-Mbani gjithmonë nën kontroll peshën e trupit për të minimizuar mundësinë e osteoartritit të gjurit.

-Ushtroni ose vraponi në sipërfaqe të mira për të parandaluar dëmtimet e ligamenteve.

-Merrni parasysh ushtrimet e rregullta posturale për të përmirësuar ecjen dhe qëndrimin, duke parandaluar kështu dhimbjen e shpinës dhe ijeve dhe parandalimin e artritit të shtyllës kurrizore.

-Zgjatni dhe tonifikoni muskujt tuaj çdo ditë për të minimizuar mundësinë e lëndimeve të përsëritura.

-Hani një dietë të shëndetshme të ekuilibruar me perime me gjethe jeshile të errët dhe fruta me ngjyrë për të forcuar kockat tuaja. /tvklan.al

../www.jetoilumtur.al

Scroll to Top