Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Të krahasuarit me të tjerët është diçka që nuk i ndahet jetës së njerëzve. Që nga fëmijëria e deri në pjekje njerëzit janë të prirë që ta krahasojnë veten me shokun ose shoqen përreth. Por, kjo ndodhë edhe në vendin e punës, madje është diçka e zakonshme. Ndonjëherë ka zili për prezantimin shembullor të kolegut, ndonjëherë për një kolege që u zgjodh për të punuar në një projekt me përfitim të lartë, e ndonjëherë përballemi me xhelozi si përgjigje për sukseset tona.
Epo, çfarë nëse xhelozia po vjen nga menaxheri juaj?
Duket të jetë pak e çuditshme që një menaxher i cili i udhëheqë dhe motivon punonjësit t’i xhelozojë punonjësit, por kjo ndodhë me një menaxher të pasigurt, i cili ballafaqohet me një vartës që e tejkalon atë, dhe kjo e bën që ai të ndihet i kërcënuar. Madje, sipas Harvard Business Review, në raste të tilla, menaxherët priren të reagojnë në disa mënyra:
Reagimet që nuk do t’ju dëmtojnë: Menaxheri juaj gjen një mënyrë për t’u vetëvlerësuar me përulësi dhe beson se performanca juaj është e lartë, sepse jeni të jashtëzakonshëm.
Në raste të tilla, mund të zbuloni se menaxheri juaj i thotë vetes një tregim të rremë për performancën tuaj: se popullariteti juaj është rezultat i gjenialitetit dhe privilegjit tuaj. Kjo i ndihmon ata të justifikojnë mangësitë e tyre ose mungesën e popullaritetit në krahasim.
Reagimet që mund t’ju dëmtojnë: Menaxheri juaj shpesh mund të thotë ose të bëjë gjëra që mund ta bëjë të dukshme xhelozinë e tij. Këto janë shenjat që reagimet e tij janë të dëmshme:
Ata gjithmonë gjejnë diçka për t’ju kritikuar rreth punës që keni bërë, edhe kur ajo po jep sukses dhe po vlerësohet nga të tjerët.Në mënyrë të vazhdueshme ju pengojnë gjatë takimeveAta i nënçmojnë arritjet përballë ekipitJu injorojnëDuket se kënaqen kur bëni gabimeJu japin projekte me të cilat nuk dëshiron askush të punojë
Nëse kjo është situata juaj, menaxheri juaj mund të mendojë se njohja që po merrni është e pakthyeshme dhe e padrejtë. Ata mund t’ju shohin si një kërcënim dhe ju zemërojnë. Është tipike për një menaxher në këtë mentalitet që të distancohet nga ju, t’iu izolojë shoqërisht dhe të përpiqet të heqë çdo avantazh që keni në sistem. Dijeni se ky nuk është faji juaj, por mund të ndikojë në rritjen dhe zhvillimin tuaj!
Nëse po e shihni që e ardhja juaj po dështon për shkak të një menaxheri ose menaxhereje xheloze, përdorni hapat e mëposhtëm për t’i menaxhuar emocionet e tyre.
Kuptoni psikologjinë
Edhe shefi juaj siç do kush tjetër ka nevojë për status dhe respekt në punë, ashtu si të gjithë. Nëse e shohin që ata po e humbasin shkëlqimin për shkak tuajin, atëherë ata do të fillojnë të ndihen të “rrezikuar”. Psikologët këtë e quajnë privim relativ, që do të thotë ata ndihen inferior dhe me më pak avantazhe kur e krahasojnë veten me të tjerët.
Por në kohën që menaxheri duhet të përballet me ndjenjat e tij dhe pasigurinë, është mirë që edhe ju pi ashtu të ndaleni ta pyesni veten nëse keni nevojë që ta ndryshoni ndonjë shprehi. Kështu që drejtoni këto pyetje te vetja:
A ndaj energji të njëjtë me këtë njeri?A ia jap meritat kur duhet?A shfaqi mjaftueshëm vlerësim dhe njohje për grupin tim pas suksesit tim?
Menaxhoni reagimet e tyre me njerëzi
Zakonisht sukseset tona e drejtojmë perfomancën tonë te ambiciet tona, aftësitë dhe mundësitë. Edhe pse kjo mund të jetë e vërtetë, na duhet t’i njohim edhe përfitimet që i kemi pasur nga rrethanat dhe mundësitë gjatë rrugës. Është kjo koha kur mund ta rikujtoni menaxherin tuaj, rreth asaj sesa falënderues jeni për mbështetjen, mentorimin, sponsorizmin dhe ekspozimin që ju ka dhënë për të pasur sukses në karrierë.
Është shumë e rëndësishme që kjo të bëhet jo vetëm në bisedat vetëm me të, por edhe ta tregoni këtë kur jeni përballë të tjerëve.
Përdorni suksesin tuaj për ta fuqizuar si menaxherin ashtu edhe bashkëpunëtorët
Kur jeni duke përparuar mund të përqendroheni më shumë te vetja. Por është jashtëzakonisht e rëndësishme të ndaleni dhe të gjeni rrugë që ndikojnë për t’i ndihmuar të tjetër në sukses. Ndani energjinë fillimisht me menaxherin tuaj! Ftoni dhe përfshini ata në ngjarje të rëndësishme! Kjo është çfarë bëjnë lojtarët e ekipit!
Zbutni vazhdimisht betejat e statusit dhe pushtetit
Nëse menaxheri ndihet i kërcënuar nga prania juaj atëherë mund të fillojë të bëhet agresiv, në mënyrën sesi sillen në takimet e punës dhe mbledhje të tjera me të tjerët. Kuptoni që nëse menaxheri ose menaxherja juaj ka tendenca për të treguar fuqi mbi juve, atëherë kjo po vjen prej ndjenjës së kërcënimit dhe xhelozisë. Në vend se të filloni të silleni keq më të, afrohuni dhe kërkoni ndihmë nga ai! Thoni atij/asaj se ajo çfarë jeni ju sot është falë përvojës dhe ndihmës së tyre!