JiL.al - Jeto i Lumtur

Si t’i shkruani dikujt me të cilin nuk flisni prej kohësh

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Edhe pse nga rrjetet sociale duket fare e thjeshtë të ri-lidhesh me njerëz që nuk flet prej kohësh në të vërtet nuk është dhe aq. Ka disa njerëz me të cilët nuk kemi debatuar/zënë kurrë, përkundrazi ruajmë kujtime nga më të bukurat, por si pasojë e rutinës jemi shkëputur. Ju mund t’i mendoni shpesh, por largësia fizike dhe shumë arsye të tjera kanë bërë që të mos shkruheni më me ta. 

Por a ka një mënyrë për ta rikthyer komunikimin e dikurshëm me dikë që s’flet prej shumë kohësh? 

1. Dërgoni një mesazh të thjeshtë

Tregohuni të thjeshtë, origjinalë dhe rehat me veten. Mos shkruani në mesazhin e parë justifikime, mos kujtoni debatet e vjetra apo arsyet e tjera që ju larguan nga njëri-tjetri. Çoji thjesht një mesazh që i tregon se po mendon për të.

2. Ji direkt

Adresojeni situatën menjëherë atje ku duhet. Thuajini që po mendoni për ta, pyetini si janë dhe pranoni faktin që ishit zhdukur prej kohësh. 

3. Nëse doni t’i takoni, tregojini që keni plane konkrete

Askush s’ka nevojë për fjalë, por as për kafe që vendosen krejt nga hiçi. Nëse vërtet të ka marrë malli për ta dhe do t’i kesh sërish pjesë të jetës tënde, tregoji që ke plane konkrete. Bëni rezervimi pak dita para nëse është e nevojshme dhe tregohuni të kujdesshëm me detajet.

4. Flisni për nostalgjinë që keni ndarë bashkë

Nuk ka asgjë që bashkon më shumë dy njerëz që s’janë takuar prej vitesh sesa kujtimet dhe momentet që kanë ndarë me njëri-tjetrin. Mund të jenë ca foto të vjetra Facebook-u, apo thjesht një situatë që e kuptoni vetëm ju të dy. Kjo do t’ju afronte shumë.

5. Qeshni bashkë

Përpiquni të kaloni sa më mirë gjatë kohës që jeni bashkë. E qeshura do të sheshojë çdo keqkuptim apo inat të akumuluar me kohën. 

6. Vini në dukje si ka ndryshuar jeta juaj gjatë kësaj kohe.

Edhe pse ata janë ende miqtë tuaj, është mirë të reflektoni në gjëra që s’janë më si dikur. Duke nxjerrë në dukje ndryshimet, e vendosni ju nëse do t’i jepni një tjetër shans shoqërisë suaj apo jo. Në të njëjtën kohë, mund të mësoni më shumë për njeriun “e ri” që keni përballë.

Scroll to Top