Siguria e plazheve dhe shërbimet, pikat e dobëta të turizmit

Jil
Jil
2 Min Read

Në Shqipëri sezoni turistik është në kulmin e tij dhe prurjet e turistëve sidomos në vijën bregdetare vijojnë të shënojnë rritje.

Ekspertët e ekonomisë thonë se edhe këtë vit cilësia e shërbimeve dhe siguria e plazheve mbeten pikat e dobëta për turizmin shqiptar.

Operatorët turistikë kanë së fundi shqetësim edhe zhvlerësimin e euros, sidomos për kontratat e lidhura me partnerët e tyre vitin e shkuar.

Sektori i turizmit po kthehet për Shqipërinë në një motor të rëndësishëm ekonomik ndërsa operatorët vendas po bëjnë përpjekje të shtojnë ofertën turistike jo vetëm në hapësirën detare por edhe turizmin kulturor dhe atë natyror.

Eksperti i Ekomisë Klodian Muço thotë se ky sektor tani ka një peshë gjithnjë e më të madhe në ekonominë shqiptare dhe tendencat janë që ai të përmirësohet gjithnjë e më tepër.about:blank

“Aktualisht impakti i turizmit direkt dhe indirekt në ekonominë shqiptare është 20% e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto. Kjo nënkupton që një nga pesë njësitë e PPB vjen pikërisht nga turizmi. Duke parë shifrat vitin e kaluar dhe këtë vit tendenca është që turizmi të përmirësohet cdo ditë e më tepër.”

Zoti Muço thotë se problematika kryesore është pjesa e shërbimit.about:blank

Ne do kemi turizëm dhe vazhdojmë të kemi rritje por problematike është pjesa e shërbimit. Ikja e njerzve në mënyrë të vazhdueshme bën që të kemi gjithnjë e më pak persona që mund të shërbejnë. Duhet të kemi një shërbim cilësor që të jemi kompetitiv jo vetëm në sasi në turizëm por edhe në cilësi.

Zoti Muço thotë më tej se sektori turistik është i lidhur edhe me sektorë të tjerë. Nevojiten investime për të rritur aftësinë e sipërmarrjeve për të krijuar të ardhura nga turizmi, thotë ai.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *