Situata e rënduar dhe bllokimi i akseve rrugore nga dëbora

Editor
2 Min Read

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në vend për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dendura të dëborës.

Në një postim në Facebook, Balla shprehet se në qarqet e Kukësit, Shkodrës dhe Dibrës ka vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore.

Ministri po ashtu bën me dije se Policia ka dhënë ndihmë në 21 raste ndaj drejtuesve të automjeteve të bllokuar.

Reagimi i Ballës:

“Mandatin e ke mbi krimin”, Berisha bën paralajmërimin e fortë për kryebashkiakun e njohur: Edhe ty do të vijë koha për t’u hetuar
Ngrihet alarmi në Rrugën e Arbrit/ Dëbora bllokon 300 persona në Qafë Murrizë, qytetarët apelojnë për ndihmë
Kina më afër Europës, bën lëvizjen urgjente ndaj 5 shteteve anëtare të BE
MOTI I KEQ me reshje të dendura dëbore ka sjellë si pasojë vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore në qarqet Kukës, Shkodër dhe Dibër. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme kanë dhënë ndihmë në 21 raste ndaj drejtuesve të automjeteve të bllokuar. Policia e Shtetit apelon për vendosjen e zinxhirëve dhe për zbatim të udhëzimeve të dhëna në njoftimet publike, për rrugët e bllokuara apo ato që paraqesin vështirësi. Për çdo informacion apo nevojë për ndihmë, telefononi në numrin pa pagesë 112.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *