JiL.al - Jeto i Lumtur

‘Sjellje primitive e mesjetare’! Vetëvrasja e 41-vjeçares

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

41-vjeçarja, Bedrie Loka, nënë e tre fëmijëve, pas bullizimit ne Tik-Tok, i dha fund jetës, duke pirë fotoksinë. Ngjarja ka ndodhur më 2 janar.

Bedrie Loka, mori hapin fatal për jetën, pasi bullizohej në rrjetin social “TikTok” nga kolegët e fasonerisë ku ajo punonte. Ditën e sotme është arrestuar edhe bashkëshorti i saj Xhemal Loka.

Nga hetimet rezultoi se 45-vjeçari ka dhunuar në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij, Bedrie Loka.

Ai ishte kthyer nga Greqia dhe e kishte kërcënuar me thikë gruan për ta vrarë, në prezencë të njërit prej fëmijëve të tyre.

Për këtë ngjarje ka reagur edhe këngëtari Alban Skënderaj i cili shprehet se është fatale dhe e pafalshme nga ana e policisë që nuk ka reagur edhe pse denoncimi ishte bërë para 1 viti e gjysmë.

Postimi i plotë:

“Si çdo familjar dhe qytetar i rregullt i këtij vendi jam i shokuar me rastin e vetëvrasjes se 41-vjeçares Bedrie Loka e cila është bullizuar sistematikisht në platformen e Tik Tok-ut.

Ngushëllime të sinqerta familjes! Nuk dua të përsëritem për fenomenin e tmerrshëm dhe sjelljes primitive e mesjetare që shpesh haset në atë platformë pasi shumë nga personazhet mediatike e kanë ngritur tashmë si problem serioz.

Vetëvrasja dhe intriga për “Tik-Tokun”, i vëllai mes lotësh: Motrën ma vrau burri i saj! Ajo që më bën përshtypje dhe që jam i shokuar është që 41-vjecarja Bedrie Loka e ka denoncuar rastin në polici para 1 viti e gjysmë dhe mesa munda të informohem nuk është marrë asnjë masë!!! Nëse kjo është e vërtetë atëherë është fatale dhe e pafalshme!

Përse?

A ka një arsye konkrete?

Nëse jo a ka përgjegjës për këtë?

A ka një hetim për këtë?

Një njeri ka humbur jetën!

4 fëmijë kanë humbur nënën!

Një bashkëshort ka humbur bashkëshorten!

Njerëzit duan përgjigje!!!!”

Scroll to Top