Skandali seksual i Safet Gjici, kryeministri Rama njofton vendimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka firmosur shkarkimin e Safet Gjicit nga posti i kryetarit të bashkisë së Kukësit.

Vendimi erdhi pak orë pasi në media doli videoja duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë. “Sot qeveria mori një vendim për shkarkimin e kryetarit të bashkisë së Kukësit” njoftoi ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj.

Ishte vetë Gjici më parë që njoftoi dorëheqjen pas daljes së videot duke pranuar autenticitetin, por u justifikua duke thënë se ishte kurth nga rivalët që mundi në zgjedhje.

Scroll to Top