Një tjetër video-skandal nga radhët e Partisë Socialiste është publikuar ditën e sotme. Ka qenë deputeti demokrat, Saimir Korreshi i cili ka postuar një video ku shihet mënyra se si kryebashkiaku i Divjakës, Josif Gorrea sillet me banorët.
Biseda e qytetarëve me kryebashkiakun:
Qytetari: Tani këta kanë pretendime që mos të derdhen më, le të mbulohen, por vetëm të mos derdhen
Kryetari: I thuaj atyre të ikin dhe ti kishin bërë protestat para 10 vjetesh ai Like k*rva. Para 10 vjetësh ti kishte bërë. Sot ti nuk më bën mua p*rdhë
Qytetarët: Kujt i thua k*rvë, ti ke marrë vota nga ne o maskara
Kryetari: Nuk i dua votat e tua, protestën duhet ta kishe bërë si njeri, protestën shko bëje me shokun tënd se me mua nuk ke shanse ti.
© Video e marre nga profili ne Facebook i Saimir Korreshit