S’kanë fund ‘gafat’ në “BBVK”, banorja befason sërish me deklaratën e papritur (Video)

Jil
Jil
2 Min Read

Banorët e Big Brother VIP Kosova janë kthyer në personazhet më të komentuara në media rozë.

Pothuajse çdo diskutim dhe deklaratë e tyre merr vëmendje të madhe dhe njëjtë ka ndodhur edhe me një ‘gafë’ që Mbresa ka bërë së fundmit.

Banorët e BBVK kanë realizuar një ‘podcast’ në shtëpinë e famshme ku kanë folur rreth popullit shqiptar dhe për arritjet e disa prej emrave të njohur në botë.

Në një moment Mbresa ka folur edhe për përkrahjen që shqiptarët I ka dhënë artistes me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ndërsa teksa foli për këtë ajo tha se Kosova është shtet qe 23 vjet.

“Mendoj që si popull jemi shumë suportiv. E mbaj mend këngën e parë të Dua Lipës, i kam lexuar komentet dhe 80% kanë qenë të shqiptarëve. E suportojmë njëri-tjetrin shumë. Por, ne e kemi problem sepse kemi pritshmëri të larta, krahasohemi me Zvicrën. Ne jemi shtet qe 23 vjet”, ka thënë Mbresa ndër tjera.

Lexo të radhës

VIDEO/ Çfarë po ndodh në BBV? Djemtë e shtëpisë me pankarta në duar,…

“Me një nga gratë që…”/ Zbulohet marrëdhenia e Arbana Osmanit me presidenten e Kosovës (FOTO)

“Kiara më bëri me një vëlla si Luizi”, Niko Komani i kundërvihet gazetarit…

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *