Sot finalja e Big Brother VIP 3, ja kush është banori më i votuar

Editor
3 Min Read

Finalja e madhe e 25 majit ka mbërthyer publikun, duke pritur edhe shpalljen fitues të këtij edicioni, ku duket se përballja ka qenë edhe më e fortë.

Por veç lojës, një rëndësi të veçantë kanë pasur edhe rrjetet sociale, ku ‘lufta’ për ndjekës ka qenë e fortë. “Top Albania Radio”, si çdo javë, ka sjellë një përmbledhje të personazheve të këtij edicioni

Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili këtë javë ka shtuar 1 mijë ndjekës, duke numëruar tashmë 454 mijë. Që në javët e para, emri i tij spikati si një prej finalistëve. Megjithatë, aktori ka bërë që javë pas jave të jetë i përfshirë në debate dhe diskutime, duke u shndërruar shpesh në epiqendër të shtëpisë.

Ndonëse situata në shtëpi është gjithnjë dinamike dhe me shumë lëvizje për të, në “Instagram”-in e tij situata duket më e qetë. Duket se rritja është reale, duke qëndruar larg shifrave të fryra në rrjetet sociale që shumë konkurrentë të tjerë ka pasur.

Çifti Heidi dhe Romeo, ky i fundit ka pasur një rritje prej 1 mijë ndjekësish duke shkuar kështu në 343K dhe nga ana tjetër Heidi ka shtuar 2K në numrin e ndjekësve duke pasur tani 147 mijë. Bën habi fakti sesi Heidi javët e fundit ka kaluar Romeon në numrin e ndjekësve. Prej gati 1 muaji, Heidi është gjithnjë para Romeos me shtimin e ndjekësve në rrjetet e saj sociale, duke treguar se në këtë çift ajo është e preferuara e publikut.

Meriton Mjekiqi është rritur me plot 6 mijë ndjekës dhe tani numëron 341K. Javë pas jave, Meritoni ka pasur luhatje në “Intagram”- in e tij, ku shpeshherë rritja ka qenë shumë e lartë, e herë-herë shifrat kanë qenë minimaliste. Kujtojmë se javën e shkuar,

Ndërsa banorja që ka fituar më shumë ndjekës këtë javë është Egla Ceno, e cila ka shtuar plot 7.1K në “Instagram”. Prej më shumë se 1 muaji, aktorja kishte nisur të kishte humbje në rrjetin e saj sociale. Shpesh loja e saj e dhunshme është përkthyer edhe në braktisje nga fansat e saj. Por tashmë që finalja ka mbërritur, duket se ndjekësit kanë shprehur të gjithë mbështetjen e tyre për Eglën.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *