Gazetari Flamur Vezaj ka paralajmëruar në rrjetet sociale se SPAK është duke hetuar dosje të rëndësishme ku janë të përfshirë nga Ilir Meta deri te ish-kryebashkiaku i Elbasanit,Qazim Sejdini.
Vezaj thotë se vjeshta do të jetë e mbushur me zhvillime të nxeta.
Postimi i plotë:
Sezoni sapo ka nisur, behuni gati per vjeshten!
SPAK-u Po heton disa dosje me rendesi!
Ne SPAK vetem disa prokurore kane dinjitet dhe Po punojne te pa ndikuar, disa tjere vazhdojne te frikesohen e mbajne iso-n politikes!
Behuni gati per ne Shtator e ne vazhdim per disa dosje me rendesi!
Sidomos Po te ndiqet standarti i hetimit te Ahmetajt per pasurine qe tashme eshte bere precedent per prokuroret tjere qe fshihen pas procedures!
Hetimet
Ilir Meta, probleme me pasurine, dosjen CEZ-DIA dhe jo vetem!
Monika Kryemadhi, probleme me pasurine dhe dosjen e parave nga Qipro e jo vetem!
Erjon Veliaj, probleme me pasurine, vendimarrjen per inceneratoret dhe jo vetem!
Ilir Beqja, probleme me pasurine e dosjen e Sterlizimit, check-up etj etj!
Olta Xhacka, probleme me pasurine dhe tenderat e Ushtrise dhe jo vetem!
Niko Peleshi, pasurine dhe tenderat e blerjeve ne Ushtri e jo vetem!
Ogerta Manastirliu, probleme me tenderat e Shendetesise!
Armando Subashi, pasurine, inceneratoret e tenderat e tjere!
Qazim Sejdini, pasurine dhe probleme me tenderat e inceneratoret!
Damian Gjiknuri, probleme me pasuri, udhetimet dhe inceneratoret!
Ndersa
Edi Rama edhe pse ka probleme me pasurine NUK ka prokurore trim akoma!
Sali Berisha edhe pse ka plot kusure (si dhe pasurine e femijeve) nuk ka asnje prokurore trim akoma!