SPAK heq dorë nga e dashura e Dumanit, ja kujt ia kalon dosjen

Jil
Jil
1 Min Read

Prokuroria e Posaçme SPAK ka vendosur të shpallë moskompetencën për të dashurën e Nuredin Dumanit, kosovaren Mirjetë Hajdini.

Sipas gazetarit Elton Qyno, deklarimi i shpalljes së moskompetencës është bërë pak kohë më parë, ku fillimisht SPAK ia ka transferuar dosjen e Mirjetë Hajdinit, prokurorisë së Elbasanit dhe më tej kjo e fundit ia ka dërguar dosjen prokurorisë së Fierit.

Kjo pasi në muajin Mars 2022 Mirjetë Hajdini u arrestua fillimisht në qytetin e Fierit dhe më pas çështja u transferua në Elbasan.

Aktualisht kjo prokurori ka marrë të pandehur Mirjetë Hajdinin për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”.about:blank

Mirjetë Hajdini ka shoqëruar Nuredin Dumanin në Kosovë dhe Shqipëri. Ajo ka pretenduar se kishte krijuar një raport intim me Dumanin, të cilin e ka njohur me emrin Arvit Spahiu.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *