SPAK jep pretencën për Fredi Belerin

Editor
1 Min Read

Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka kërkuar një dënim me 2.6 vite burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Këtë të martë, u zhvillua seanca ku u dhanë konkluzionet për Belerin, nga dy prokurorët e posaçëm, Adnand Xholi dhe Dorina Bejko.

Sakaq, për Pandeli Kokaveshin, SPAK kërkoi dënimin me 2 vite burg. Por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe të djalit, SPAK i kërkoi gjykatës pezullimin e dënimit me burg dhe vënien në shërbim prove për 4 vitet e ardhshme. Seanaca e radhës do të mbahet më 28 shkurt, në orën 14:30.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.

Ai u arrestua para votimeve për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe për rrjedhojë nuk ka mundur të betohet, pasi nuk i është dhënë leje për të dalë nga qelia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *