SPAK ‘kërkon’ të burgos sërish Saimir Tahirin, zbardhet

Jil
Jil
2 Min Read

Prokuroria e Posaçme SPAK, ka nisur hetimet lidhur me procedurën e nxjerrjes nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Hetimet kanë nisur kryesisht për akuzën e korrupsionit aktiv dhe pasiv si dhe falsifikimit të dokumentave.

Prokuroria SPAK, ka kërkuar kopjen e dosjes dhe proces-verbalet e seancave gjyqësore.

SPAK dhe oficerët e BKH-së kanë kërkuar dosje të vuajtes së dënimit të Tahirit në Burgun e Kosovës.

Verifikim qëndrimit të prokurorit Mustafa Turku, gjyqtares Fetahu, juristit të shërbimit të provës dhe Juristit të Burgut të Kosovës si dhe mjekëve.about:blank

Të gjithë të pranishmit në procesin gjyqësor që u zhvillua në Elbasan për lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ishin dakord.

Asnjë nga pjesëmarrësit në këtë proces nuk ka shfaqur mendim kundër që funksionari i Partisë Socialiste të vijonte të qëndronte në burg.about:blank

Duke filluar nga avokatët mbrojtës, që kishin paraqitur kërkesën në gjykatë, përfaqësuesi i prokurorisë Elbasan, Mustafa Turku, përfaqësues të Shërbimit të Provës Tiranë, juristi i burgut të Kosovës në Lushnjë, si dhe vetë gjyqtarja Matilda Fetahu, ishin dakord që Saimir Tahiri të linte ambientet e burgut dhe pjesën tjetër të dënimit të mbetur, prej 1 vit e 8 muaj e 15 ditë të vuajë në ambientet e shtëpisë së tij në kryeqytet.

Tahiri u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda, me 5 vite burgim për akuzën e Shpërdorimit të detyrës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *