JiL.al - Jeto i Lumtur

SPAK njoftoi përballjen, avokatët e Malltezit kanë një kërkesë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij kanë vendosur të ndjekin të njëjtën strategji sa i takon përballjes me SPAK.about:blank

Prokurorët kanë kërkuar që ish-kryeministri dhe dhëndri i tij të paraqiten në SPAK për tu marr në pyetje. Berisha ka kërkuar shtyrjen e këtij procesi dhe duket se të njëjtën gjë ka bërë dhe Malltezi.

Avokatja e Jamarbër Malltezit, Antoneta Sevdari tregoi se ka kërkuar shtyrje për seancën e klientit të saj

“Unë do jem në një gjykim që nuk e lë dot, ndërsa avokati tjetër nuk është në Shqipëri”, tha avokatja Sevdari.

Me të njëjtin arsyetim, edhe avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha kërkuan shtyrje të seancës. Avokati Sokol Mëngjesi tregoi se kanë një agjendë tjetër dhe nuk mund të vijnë në orën 10:00 për të shoqëruar Berishën.

Scroll to Top