Stresi dorëzohet në Policinë e Pejës

Editor
1 Min Read

Reperi i njohur Arkimed Lushaj – Stresi, është dorëzuar sot në stacionin policor të Pejës, i kërkuar nga autoritetet e Kosovës për sherrin e bujshëm në një klub nate në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, cili deklaroi se ai u dorëzua mëngjesin e sotëm bashkë me avokatin e tij.

“Po, rreth orës 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetëdorëzuar në polici së bashku me avokatin e tij. I njëjti ishte shpallur në kërkim nga policia para disa javësh”, konfirmoi Rugova.

Stresi, dyshohet se ishte përfshirë në një incident në një klub nate në Pejë, disa muaj më parë.

Në këtë incident dyshohet se ishin të përfshirë po ashtu edhe reperi Noizy dhe DJ i këtij të fundit,  të cilët po ashtu ishin arrestuar dhe liruar me vendim të autoriteteve kosovare.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *