JiL.al - Jeto i Lumtur

Studim / Të qenit i lumtur në dashuri ju bën të shtoni në peshë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në rast se xhinset tuaja nuk janë aq të përshtatshme sa dikur, ndoshta ju mund të fajësoni dashurinë tuaj. Bazuar në një studim shkencor, një nga mënyrat e padiskutueshme për të treguar nëse një çift është i lumtur në dashuri është të kontrollojë shtimin në peshë.

Hulumtimi i ri i kryer nga Qendra Kërkimore e Qendrës Kombëtare të Informacionit Bioteknologjik zbulon se çiftet e kënaqur me marrëdhëniet e tyre kanë mundësinë të fitojnë peshë së bashku.

Studimi i lartpërmendur ndoqi 169 çifte të martuar për katër vjet, dhe pesha e tyre u regjistrua dy herë në vit. Përveç kësaj, ata u intervistuan për martesën e tyre. Më vonë, rezultati sugjeron që çiftet që janë vërtet të lumtur me marrëdhëniet e tyre fituan peshë ndërsa të tjerët u ndanë përfundimisht. Studiuesit thanë se arsyeja që fshihet pas këtij zbulimi është se çiftet në marrëdhënie të lumtura nuk ndiejnë presion për të tërhequr ose impresionuar partnerin e tyre.

Të kesh një marrëdhënie të mirë ofron sigurinë se personi që do nuk do të të lërë. Në krahasim, hulumtimet tregojnë se ata që janë në marrëdhënie të pakënaqura kanë bërë çmos për të qenë në formë me shpresën se do të mbeten tërheqës për të tjerët. Sidoqoftë, specialistët i kishin paralajmëruar këta çifte për pasojat negative të shtimit të tepërt të peshës. Obeziteti mund të çojë në diabet, sëmundje kardiovaskulare dhe probleme të tjera shëndetësore.

Scroll to Top