JiL.al - Jeto i Lumtur

Studimi: A e blejnë dot paratë lumturinë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

The Beatles këndonin për mënyrën se si paratë nuk mund ta blejnë dashurinë dhe që prej një studimi të vitit 2010, që thoshte se pas një shume të caktuar parash (75.000 dollarë), paratë nuk arrijnë të ndikojnë më te lumturia – duket se njerëzit janë bindur me këtë ide. Madje, shpesh herë i dëgjojmë t’i trajtojnë paratë si “ato që nuk sjellin të mira, por shumë probleme” etj (qasje ekstreme kjo dhe jo e bazuar në studime të mirëfillta).

Sidoqoftë, një hulumtim i ri i hedh poshtë këto fakte dhe ofron një pikëpmaje që thotë se po, lumturia rritet me rritjen e fitimeve. Studimi i këtij viti thotë se paratë e përmirësojnë mirëqenien dhe nxisin lumturinë, edhe pas të ardhurave prej $80.000.

Matthew Killingsworth është tani një anëtar i vjetër në Shkollën Wharton të universitetit të Pensilvanisë dhe ka një histori me ndjekjen e lumturisë – ai madje krijoi një mjet për të. Folllow Your Happines (Ndiq lumturinë tënde) është një aplikacion që heton se çfarë e bën jetën të vlefshme për t’u jetuar. Killingsworth ishte duke zhvilluar aplikacionin, sipas Bloomberg, pothuajse në të njëjtën kohë kur dy autorë, Kahneman dhe Deaton po bënin kërkimin për studimin e vitit 2010.

Ideja është që ju t’i tregoni aplikacionit atë që po ndjeni në disa pika gjatë gjithë muajit, duke kontribuar kështu në eksperimentin shkencor të Killingsworth, por gjithashtu duke ndihmuar përdoruesin të zbulojë se cilët faktorë lidhen më shumë me lumturinë e tyre dhe ndikojnë më shumë tek ajo. Siç thotë aplikacioni, mendimtarët më të mëdhenj të botës gjithmonë kanë rënë dakord se lumturia është një qëllim kryesor i jetës por “përmirësime të mëdha në jetën njerëzore – shtëpi më të mëdha, teknologji më të fuqishme, kujdes më i mirë mjekësor –  këto kanë arritur vetëm përmirësime modeste të lumturisë”.

Përfundimi për hulumtimin e Killingsworth sapo është botuar në Proceedings of the National Academy of Sciences. Studimi zbuloi se – si hulumtimi i vitit 2010 – edhe kënaqësia nga jeta dhe mirëqenia rriten me të ardhurat. Sidoqoftë, ndryshe nga hulumtimi i vitit 2010, mirëqenia vazhdoi të rritet edhe pasi tejkalohet shifra prej $750.000.

Përfundimi, pra, është “se të ardhurat më të larta ende mund të kenë potencial për të përmirësuar mirëqenien dhe lumturinë e përditshme të njerëzve, pa patur një kufij të mirë caktuar”.

Hulumtimi i Killingsworth mori 1.725.994 përvoja nga 33,391 përdorues të punësuar në SHBA që përdorën aplikacionin. Në vitin 2019, të ardhurat mesatare të familjeve në SHBA-së ishin $68.703 dhe midis pjesëmarrësve në sondazhin e Killingsworth, ishin $85.000.

Scroll to Top