Një nga efektet negative anësore të konsumimit të kafes është edhe takikardia që ajo sjell. Duke gjykuar nga kjo takikardi që vuajmë kur pimë shumë kafe, shumë thonë se kafeja është e keqe për zemrën.
Takikardia e kafesë ndodh për faktin se kafeina rrit prodhimin e hormoneve mbiveshkore, ato të stresit. Stresi shërben për të mbrojtur njeriun nga rreziqet e botës së jashtme: kur ka rrezik, zemra rreh më shpejt për t’u ushqyer muskujt në rast se kanë nevojë për të luftuar dhe truri stimulohet të jetë vigjilent dhe i vëmendshëm.
Me kafe këto efekte ndodhin edhe nëse nuk ka rrezik.
Megjithatë, një studim i gjerë epidemiologjik i sapo publikuar siguron që pirja e kafesë nuk shkakton aritmi të rrezikshme kardiake. Nga ana tjetër, çdo filxhan kafe shtesë në ditë duket se zvogëlon rrezikun e aritmive, duke përfshirë fibrilacionin atrial, me 3%.