JiL.al - Jeto i Lumtur

Studimi zbulon pse burrat tradhtojnë më shumë se gratë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Burrat tradhtojnë më shumë se femrat sepse kanë impulse seksuale më të forta, sipas një studimi të ri. Hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar se burrat kanë më shumë gjasa të jenë të pabesë sepse kanë më pak vetëkontroll, sipas studiuesve nga Universiteti i Teksasit në Austin.

Studiuesit kryen dy studime për të treguar se meshkujt kanë impulse seksuale më të forta se femrat. Studimi i parë i përbërë nga 70 burra dhe 148 gra u kërkoi pjesëmarrësve të përshkruanin një rast kur ata tërhiqeshin nga dikush që ishte “jashtë kufijve” të tyre.

Pastaj ata vlerësuan forcën e tërheqjes dhe dëshirës së tyre seksuale për atë person, si dhe përpjekjet e tyre për ta kontrolluar atë dëshirë duke iu përgjigjur pyetjeve si “unë u përpoqa t’i rezistoja dëshirës/impulsit” ose “sjellja ime tregonte qartë se po veproja sipas dëshirës/ impulsit.”

“Kur burrat reflektuan mbi sjelljen e tyre seksuale të kaluar, ata raportuan se kishin përjetuar impulse relativisht më të forta dhe se vepronin sipas atyre impulseve më shumë se gratë,” tha Natasha Tidwell, një nga autoret e studimit, në një deklaratë për shtyp.

Kur bëhej fjalë për vetëkontrollin, nuk kishte asnjë ndryshim të dukshëm midis burrave dhe grave. Paul Eastwick, bashkautori i studimit, tha se tradhtia ndodh më shpesh kur burrat nuk arrijnë të përdorin vetëkontrollin e tyre dhe në vend të kësaj u dorëzohen impulseve të tyre seksuale.

“Burrat kanë shumë vetëkontroll – po aq sa gratë,” tha në një deklaratë Paul Eastwick, bashkëautor i studimit. “Megjithatë, nëse meshkujt nuk arrijnë të përdorin vetëkontrollin, impulset e tyre seksuale mund të jenë mjaft të forta. Kjo është shpesh situata kur ndodh tradhtia.”

Në studimin e tyre të dytë, studiuesit përdorën një test të reagimit të shpejtë në 326 burra dhe 274 gra, në të cilin iu treguan foto të partnerëve të mundshëm romantikë dhe u pyetën nëse do të dëshironin apo jo të hynin në një marrëdhënie romantike me atë person, shkruan abcnews.al.

Pjesëmarrësve iu treguan foto të njerëzve tërheqës, ose “të dëshirueshëm”, si dhe njerëzve “të padëshirueshëm”. Burrat shfaqnin kontroll më të madh se gratë, por kishin një impuls më të fortë (të treguar nga kohët më të gjata të përgjigjes) për t’u thënë “po” kandidatëve që i konsideronin të dëshirueshëm.  

Scroll to Top