Stuhi shiu, breshër dhe…/ ‘Çmendet’ moti, ja çfarë pritet

Jil
Jil
1 Min Read

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme edhe pse orët apo ditët me diell nuk do të mungojnë.

Në këtë mënyrë për ditën e Hënë dhe ditën e Martë moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobta kryesisht në relievet e larta malore.

Për ditën e Mërkurë dhe atë të Enjte moti parashikohet kryesisht i vranët edhe pse sic u përmend më lartë nuk do të mungojnë orët me diell (kthjellime). Nga orët e pasdites të ditës së Mërkurë deri në orët e mëngjesit të ditës së Enjte përgjatë ultësirës perëndimore priten reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë. Lokalisht këto reshje do të jenë të rrëmbyeshme në formën e stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në pjesët e tjera të vendit reshjet do të jenë me intensitet të ulët dhe mesatar

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *