Stuhia e fortë godet Greqinë, 1 viktimë dhe 1 i zhdukur

Jil
Jil
1 Min Read

Moti i keq ka përfshirë  Greqinë, duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe probleme të shumta për qytetarët. “Stuhia Daniel” ka goditur kryesisht Volos, Agia, Evia, Sporada,  ku uji ka vërshuar në rrugë,  si dhe ka dëmtuar  e shembur disa shtëpi.about:blank

Nga stuhia e fuqishme është regjistruar dhe viktima e parë, një blegtor 70-vjeçar, i cili ka humbur jetën në zonën e Agios Georgios në Ano Volos, pasi është zënë poshtë nga një mur ngjitur me shtëpinë që u shemb nga vërshimi i ujit.

Β?λος κ?ντρο τ?ρα , σε αυτ? το σημε?ο πολ? δ?σκολα. pic.twitter.com/tfLQThjBCC

— Voula_L (@paraskevi_l) September 5, 2023

Ai po përpiqej që të shpëtonte bagëtitë e tij në momentin që u zu poshtë nga muri. Ndërsa raportohet për një person të zhdukur në zonën e Volos, makina e të cilit u mor nga rrjedha e një përroi në zonën e Agia Akaterinit.  Meteorologët thonë se kjo situatë do të vazhdojë edhe në orët e ardhshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *