‘/ Stuhia “Ofelia” shkakton rrebeshe shiu e përmbytje,

Jil
Jil
2 Min Read

Stuhia tropikale Ofelia goditi Bregun e Atlantikut duke shkaktuar rrebeshe shiu dhe erëra të forta ne disa rajone, që çuan në përmbytje dhe ndërprerje të energjisë.

Pothuajse 8 milionë njerëz përgjatë brigjeve të Atlantikut, nga Nju Njorku në Karolinën e Jugut u paralajmëruan për stuhi tropikale dhe përmbytje, deri në mesditë, të shtunën, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Motit.

Stuhia nisi në qytetin Emerald Isle në Karolinën e Verut rreth orës 6.15 të mëngjesit duke shkaktuar rrebeshe të mëdha shiu dhe erëra të forta.

Në disa zona erërat lëvizën me një shpejtësi prej 80 kilometër në orë që e ndërthurur me reshjet e shiut shkaktoi stuhi në disa zona të Karolinës së Veriut, njoftuan shërbimet.

Saliu ndihet i trembur, por s’po bën asgjë që të tregojë që është i pafajshëm
GJKKO dënoi me 15 vjet burg të penduarin Bardhi, ja çfarë kërkon SPAK në Apel
U tha se vdiq në aksident, por në të vërtetë u vra nga shoku i tij në autostradë/ Zbardhen detaje tronditëse, del autopsia e shqiptarit: Ilir Dervishi mori dhjetëra goditje me kaçavidë në kokë e trup

Një nga komunitetet me të goditura ishte Uashingtoni, Karolina e Veriut ku, në videot e publikuara në mediat sociale, dukej uji që përmbytte shtëpi dhe në disa raste edhe mbulonte automjetet.

Deri në mesditë, më shumë se 65 mijë banesa dhe biznese në Karolinën e Veriut, Virxhinia, Pensilvani dhe Nju Xhersi ishin pa energji elektrike, njoftuan autoritetet./VOA

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *