“Suitën nuk e mban dot ti, ndenjët si kalamaj”/ Olta kapet keq me Kiarën: Ju mungon kimia, nuk merreni vesh me Luizin..

Jil
Jil
2 Min Read

Java e nominimit mes çiftit Olta- Kiara duket se ka krijuar jo pak tensione mes dyshes, ku nuk kanë munguar as ironia dhe kunjat.

Në një bisedë që është zhvilluar ditën e sotme në kuzhinë Olta e ka pyetur vazhdimisht Kiarën se pse kishte zgjedhur suitën si surprizë për Luizin, ndërkohë që dysha nuk qendron fare aty.

Olta: Pse e shpenzove për suitë se suitën ti nuk e mban dot.

Kiara: Po e mbajta unë, ditën e parë, fjetëm u kënaqëm.

Olta: Ju s’keni ndenjur fare, keni ndenj si shok, si kalamaj. Mund të kishe zgjedhur diçka tjetër se ju më shumë s’po rrini se sa po rrini. Por gjithsesi ajo është gjë e bukur për tu parë në televizor. Megjithatë juve nuk është se ju ka ndihmuar, duket sikur ju ka distancuar.

Kiara: Këto provokime unë nuk i ha më. Që do të më vrasësh mua në pikën e dobët që kemi të dy

Olta: E ke kuptuar dhe ti që ju të dy nuk merreni veshi, keni distancë? Sikur iu mungon një cik kimia.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *