Sulm izraelit pranë Khan Yunis, vriten dy gazetarë

Editor
1 Min Read

Gazetarët Hamza Dahdouh, një fotoreporter dhe djali i shefit të zyrës së Al Jazeera në Gaza, Wael Dahdouh, dhe kolegu i tij Mustafa Turaya u vranë sot në një sulm ajror izraelit në perëndim të Khan Yunis, në jug të Rripit të Gazës.about:blank

Dy gazetarë u vranë pasi një raketë izraelite goditi automjetin me të cilin po udhëtonin ndërsa po punonin në terren, duke dokumentuar nivelin e shkatërrimit të shkaktuar nga sulmi ajror i mbrëmshëm në një zonë që lidh Khan Yunis me Rafah.

Wael Dahduh, 52 vjeç, shefi i zyrës së Al Jazeera-s në Gaza, humbi gruan, vajzën, nipin dhe djalin 15-vjeçar në tetor në një sulm ajror izraelit që goditi shtëpinë ku ata ishin strehuar.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *