JiL.al - Jeto i Lumtur

Sulm me armë në festën e ditëlindjes, 5 viktima dhe 26 të plagosur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku kanë mbetur të vdekur pesë persona dhe janë plagosur 26 të tjerë.

Mediat vendase raportojnë se ngjarja ndodhi në një festë ditëlindje, të një vajze 15-vjeçare.

Prokuroria beson se objektivi i autorëve ishte gjoja drejtuesi i një bande, i cili ishte akuzuar për vrasje, rrëmbim dhe veprimtari kriminale. Nga të shtënat me armë janë vrarë pesë persona (dy meshkuj dhe tre femra), thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Scroll to Top